Vrasja e Ridvan Hysenit në Shkodër, gjykata lë në qeli Milkjor Gjokën, lirohen dy dëshmitarët
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën “arrest me burg” Milkjor Gjokën, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Hysenit në fshatin Mushan të njësisë Dajç.
Ndërkohë gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, të arrestuar për “moskallëzim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46-vjeçarit.
Ka qene vetë prokuroria që kerkoi masën detyrim paraqitje për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjoken organi i akuzës kërkoi “arrest me burg”, masë të cilën e dha gjykata.
Gjatë seancën Milkjor Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur duke mohuar akuzat ndaj tij.
Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani.
Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata vendosi “arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e Dajçit në Shkodër pranë një karburanti, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Autorët e dyshuar, gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e Ridvanit dhe më pas dyshohet se ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Trupi i Hysenit u gjet i pajetë brenda një makine.
Edhe pse në vendin ku ndodhi vrasja ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.
Viktima, Ridvan Hyseni ishte person me precedentë penalë dhe dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura që prej viteve 2008-2009 në Shkodër.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Ridvan Hysenit në Shkodër, arrestohet një nga autorët e dyshuar
Zbardhet vrasja në Shkodër, dyshohet për tre autorë, identifikohet njëri prej tyre
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta