Vrasja e Skerdilajd Isufit në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

24 Shkurt 2026 | 15:05

Gjykata ka marrë vendimin dhe ka lënë në burg autorin e vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi më 21 janar në Kavajë. Land (Puja) Deraj më datë 21 rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi disa herë me mjet prerës viktimën.

Isufi si pasojë e plagëve të marra humbi jetën. Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 2.  Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit L.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 76 dhe 279/2 i K. Penal.

3. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit L.D atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.

4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.

5.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall në Durrës, sot më datë 24.02.2026”, thuhet në vendim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026