Vrasja e të riut nga policia shkakton protestë të dhunshme në Tiranë para institucioneve kryesore (Fotogaleri)
Qindra qytetarë dolën sot të zemëruar në protestë pasi një 25-vjeçar u qëllua për vdekje nga një efektiv i policisë. Protesta nisi para Ministrisë së Brendshme, përshkallëzoi drejt kryeministrisë, sheshit Skënderbej dhe vijoi edhe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Në shenjë irritimi disa protestues qëlluan me mjete të forta drejt policisë, të cilët u përgjigjën me spraj lotsjellës.
Protestuesit gjithashtu i vunë flakën pemëve të Vitit të Ri para kryeministrisë dhe në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa po vazhdojnë protestën duke qëlluar me gurë edhe në rrugën Myslym Shyri ku ndodhet Drejtoria e Policisë, sipas raportimeve të gazetarëve të Euronews Albania që ndoqën zhvillimet nga terreni.
Këto janë disa nga çastet kryesore të protestës nga LSA.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta