Vrasja e të riut, Ylli Manjani mbështet protestën: Polici ka qëlluar me idenë se do ta mbronte Ardi Veliu
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se z. Lleshaj e humbi mundësinë reale për t’i treguar opinionit publik problematikat e vërteta të Policisë së Shtetit.
“Isha i pari që parashikove largimin e Sandër Lleshajt, pavarësisht se nuk u bë sipas skenarit siç e mendova unë. Unë mendoj se Lleshaj humbi një shans të madh për të shpjeguar opinionin publik se çfarë ka ndodhur realisht në Policinë e Shtetit. Sandër Lleshaj nuk është fajtori i gjithçkaje”, tha ai.
Ai tha se vrasja e Klodian Rashës është pasojë e veprimeve të një policie, të cilën e cilësoi si të paligjshme.
“Akti i vrasjes është pasojë e një policie haptazi e paligjshme. Trupat Shqiponjat janë një grup politik, që merr urdhra që të dhunojnë qytetarët”, theksoi ai.
Ish-ministri tha se është në mbështetje të protestës qytetare.
“Qytetarët që protestojnë kanë të drejtë dhe unë jam me ta. Këto janë protesta, janë shfaqje e revoltës spontane. Policia e Shteti është e akuzuar nga opinioni publik për vrasje dhe dhunë sistematike ndaj qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtë të akuzojnë dhe kanë të drejtë të kërkojnë garanci”, shtoi Manjani.
Ai thotë se situata mund të qetësohet vetëm me dorëzimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.
“Dorëzo drejtorin e Policisë, mbaroj loja. Është fare e thjeshtë. Bie kauza, dhe krijohet një moment qetësie dhe reflektim. Bie tension. Policia e Ardi Veliut ka vrarë një të ri”, tha ai.
Për z. Manjani polici i repartit “Shqiponja” ka qëlluar në drejtim të Klodian Rashës me idenë se do ta mbrojnë drejtuesit e tij.
“Por të mos harrojmë se ai polic ka nxjerrë koburen me idenë se asgjë nuk do t’i ndodh, sepse shokët e atij polici kanë rrahur një djalë të ri tek diga e liqenit pa iu dridhur qerpiku fare, sepse shokët e tij në këto çaste po bëjnë kërdinë dhe ata kanë garancinë e Ardi Veliut se nuk iu hyn gjemb në këmbë”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta