Vrasja e Vanessa Ballan, zbulohet dhe një person i dytë që përndoqi të renë

23 Dhjetor 2023 | 16:55

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçares italiane Vanessa Ballan, e cila u masakrua me thikë nga 41-vjeçari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj.

Në vitin 2021, Vanessa ishte përndjekur nga një burrë tjetër , të cilin e kishte takuar disa muaj para Fandajt. Edhe në atë rast kishte pasur mesazhe kërcënuese, ngacmime para supermarketit ku punonte dhe telefonata këmbëngulëse.

26-vjeçarja kishte bërë denoncim dhe në atë rast. Mësohet se prokuroria kishte hapur një çështje dhe e kishte dërguar në gjyq personin në fjalë.

Por në seancat e para të gjyqit Vanessa Ballan tërhoqi denoncimin dhe çështja u mbyll.

Një denoncim të ngjashëm Vanessa e bëri dhe për Bujar Fandaj, më 25 tetor të këtij viti, e shoqëruar në komisariat dhe nga bashkëshorti i saj Nicola Scapinello.

Ministri i Drejtësisë në Itali, Carlo Nordio u kërkoi zyrave kompetente të Dikasterit të merrnin një raport të detajuar dhe të hetonin pse nuk ishte vepruar në rastin e denoncimit të përndjekjes së dytë.

Lidhja e Vanessa Ballan me shqiptarin nga Kosova

Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.

Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës .41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi  se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor dhe t’i rrëfente tradhtinë bashkëshortit.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 27 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?

Polonia dhe Ukraina kanë qenë prej kohësh aleatët më të ngushtë. Mbështetja politike dhe ushtarake nga Polonia kontribuoi shumë në mbrojtjen me sukses të Ukrainës në fillim...
11:39 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026