Vrasja në Elbasan, merret në pyetje ish-punonjësi i policisë Pavlo Vuksani
Pavlo Vuksani, pjesë e strukturës së organizuar nga Partia Demokratike për “Mbrojtjen e Votës”, është marrë mesditën e sotme në pyetje në lidhje me ngjarjen e djeshme në Elbasan.
Ish-punonjësi i policisë, mbeti i plagosur në përplasjen me armë në lagjen “5 Maji” ku u vra Pjerin Xhuvani. Gjatë paraqitjes në mjediset e drejtorisë së policisë Vuksani u pa qartë se kishte një plagë pas koke.
Prej mbrëmjes së të mërkurës autoritetet kanë shoqëruar për të marrë informacione të paktën 25 persona, teksa është shpallur në kërkim Kelmend Xhaferri. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar ndërhyrje dhe kontrolle të ndryshme, por ai nuk është mundur të pikaset.
Xhaferri, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, njihet edhe me nofkën “Kel Çami”. Ai ka qenë i përfshirë në një përplasje me policinë kur theu një postbllok në vitin 2018 tek Tregu Ushqimor në Elbasan.
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë ditën e djeshme pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë – Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç – një prej të cilëve punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.
Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA). Sipas informacioneve të rrjedhura për mediat Paplekaj ka ngritur pretendimin se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ngjarja në Elbasan ka trazuar ndjeshëm klimën politike pasi ndodh pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, teksa partitë kryesore PD dhe PS kanë akuzuar njëra-tjetrën për nxitje të dhunës dhe përfshirje me grupet kriminale për të manipuluar zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 25 të shoqëruar, në kërkim Kelmend Xhaferri
- Vrasja në Elbasan, Ylli Manjani: Prokurori i Përgjithshëm të marrë në kontroll situatën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta