“Vrasje aksidentale”, Bledian Koka: Vendimi për pension, vrasje e dytë për Klodian Rashën

14 Dhjetor 2020 | 21:24

Bledian Koka, gazetar, thotë se vendimi për të trajtuar me pension të posaçëm familjen Rasha pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha është një vrasje e dytë nisur nga terminologjia që përdoret në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gazetari Koka iu referua përkufizimit si “vrasje aksidentale” në këtë vendim dhe theksoi se kjo mund të përdoret dhe në gjyq nga avokatët e efektivit që qëlloi mbi të riun.

“E kam parë vendimin e sotëm me shumë kritikë terminologjinë që është përdorur në vendim/ ku thuhet humbje aksidentale jete, kjo deklaratë përtej faktit që vë në dyshim atë që ne të gjithë dimë, pasi kemi të bëjmë me vrasje policore të një të riu që ishte vetëm pak metra larg banesës së tij.

Ajo që më shqetëson dhe që personalisht e konsideroj si një vrasje të dytë dhe një cenim serioz të provave apo hetimeve që po bën drejtësia shqiptare, pasi një avokat që mbron policin mund ta përdorë këtë terminologji për ta zbutur vendimin e ashpër që drejtësia do të japi si një shembull që ngjarje të tilla të mos ndodhin më kurrë në Shqipëri”, deklaroi Koka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026