‘Vrasje e dytë për viktimat’, nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

27 Korrik 2021 | 16:30

“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si një vrasje e dytë për ato viktima”. Me këto fjalë e komentoi për Euronews Albania, rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin Fatmir Mediu, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Znj. Durda tha se kanë kërkuar nga SPAK të ndryshojë akuzën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për vrasje dhe korrupsion.

Sipas saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ish-ministri solli vrasjen e dhjetëra personave.

“Fëmija im ishte shtatë vjeç e gjysmë, nuk kishte lidhje me predhat, nuk kishte lidhje me punën, nuk kishte lidhje me asgjë. Ministri i Mbrojtjes kishte për detyrë ta mbronte, jo ta vriste. Dhe unë kam 14 vjet që i kërkoj institucioneve: përse fëmija im nuk jeton? Dua një përgjigje nga këto institucione. Shkaku, përse? Nuk e kam pasur të sëmurë; në 13 ka qenë në shkollë, në 15 nuk arrin të shkojë në shkollë prapë”, tha znj. Durda.

Gjykata e Posaçme hodhi poshtë të martën, kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026