Vrasje masive në Johanesburg, 14 të vdekur nga sulmi me armë në një lokal

10 Korrik 2022 | 10:43

14 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri në qytezën Soweto të Johanesburgut, tha policia e Afrikës së Jugut.

Policia tha se një grup personash mbërritën me një minibus dhe hapën zjarr ndaj njerëzve në lokal natën e së shtunës vonë.

“Kur mbërritëm në vendngjarje, 12 persona humbën jetën me plagë me armë zjarri”, tha oficeri i policisë lokale, Nonhlanhla Kubheka për AFP.

Njëmbëdhjetë persona të plagosur u dërguan në spital dhe dy vdiqën menjëherë pas mbërritjes, tha policia herët në mëngjes.

Nuk ka detaje për sulmuesit. “Ata hynë dhe qëlluan mbi njerëzit që po argëtoheshin”, tha Kubheka, komandant i stacionit të policisë në Orlando, zona e Sowetos ku ndodhi sulmi me armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026