Vrasje, tortura dhe trafik kokaine, SHBA kërkon të ekstradojë djalin e El Chapo-s

28 Shkurt 2023 | 14:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, shkruan BBC.

Ovidio Guzmán u arrestua më 5 janar në shtetin Sinaloa, në veri të Meksikës.

32-vjeçari dyshohet se drejtonte, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.

Ovidio Guzmán akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.

Babai i tyre u gjykua nga një gjykatë amerikane dhe po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado pasi u shpall fajtor për drejtimin e kartelit Sinaloa.

Ovidio është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda López në vitet 1980 dhe 90.

Më i moshuari prej tyre, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri mes karteleve të drogës në vitin 2008.

El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga lidhja e tij e mëvonshme me Emma Coronel, e cila është gjithashtu në burg në SHBA .

Vëllai i madh i Ovidios, i quajtur Joaquín si babai i tij, është ende në arrati. Të dy vëllezërit janë paditur nga një gjykatë amerikane me akuzat për trafik ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.

Burime në qeverinë meksikane i thanë mediave lokale se SHBA-ja kishte kërkuar zyrtarisht që Ovidio Guzmán të ekstradohej për t’u gjykuar në SHBA.

Pas një operacioni gjashtëmujor, zyrtarët e zbatimit të ligjit e arrestuan Ovidio Guzman në shtëpinë e tij jashtë qytetit të Culiacán ku ai fshihej.

Njëzet e nëntë vetë vdiqën në përleshjet që pasuan përplasjet e kartelit me policinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026