Konfliktet e vjetra po shkaktojnë vrasjet për menaxhimin e vijës bregdetare, thotë eksperti i turizmit, Besnik Vathi
Anëtari i bordit të Shoqatës së Tur-Operatorëve Turistikë, Besnik Vathi u shpreh për Euronews Albania se ngjarjet e fundit në lidhje me shfrytëzimin e hapësirave në plazhe, janë pasojë e konflikteve të vjetra.
“Këto konflikte, nuk janë konflikte të reja të këtij viti. Janë konflikte si pasqyrë e tërë atij kaosi që është lejuar për gati 30 vitesh në sistemin e rrëmbimit të tokave në bregdet, në sistemin e zaptimit të zonave të plazheve dhe ndërtimeve kaotike, apo edhe të legalizimeve të ndërtimeve pa leje”, u shpreh z. Vathi.
Ai theksoi se industria e turizmit po vuan pasojat e pandemisë dhe se nuk ka nevojë për reklamë negative në të sezon turistik.
“Në kushtet kur kjo industri është dëmtuar rëndë, hapja dhe promovimi i ngjarjeve të tilla me kaq jehonë në media, i shkakton një dëm më të madh kësaj industrie”, tha ai, teksa shtoi se operatorët kërkojnë që të jetë funksional “Ligji për turizmin”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shemsi Prençi: Policia ka qenë në dijeni për konfliktin mes dy familjeve në Velipojë
- Dëshmitari i ngjarjes së Velipojës tregon detajet nga momenti para përplasjes ku humbën jetën 4 persona
- Ngjarja e rëndë në Velipojë, policia arreston dy persona, tre në kërkim
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta