Vrau dy motrat, gruaja e Përparim Ademit: Më kanë kërcënuar vajzën, burri të vuajë dënimin
Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçari, i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi është shprehur për mediat se ajo dhe fëmijët e saj ndihen të kërcënuar.
Vjollca Telo ka thënë se 3 persona me maska kanë kërcënuar vajzën e saj mëngjesin e sotëm.
Zonja Telo kërkoi mbrojtje nga shteti dhe kërkon që të largohet nga Shqipëria.
“Unë e di që burri im bëri vrasjen, unë nuk e kam shtyrë. Nuk mendoja që burri im të bënte këtë gjë, ka qenë njeri më mirë në botë. Unë do të largohem se nuk bën, po na kërcënohet jeta. Ne patën kërcënime. Sot më kanë ndaluar gocën 3 çuna, ishin me maska, ka qene ora 05:30 të mëngjesit. Burri im e bëri dhe ta bëjë dënimin”, është shprehur ajo.
Ajo sqaroi se burri i saj nuk ka trafikuar asnjëherë fëmijë dhe se akuzat janë të rreme.
“Që më mëngjes në orën 05:30 i ka kanë shkuar tek dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Unë kam lajmëruar edhe policinë. Unë do të kërkoj mbrojtje nga policia, dua mbrojtjes nga shteti, unë nuk dua të rri më në Shqipëri. Dua të zhduken ose të vijë të më vrasë ndonjë njeri. Akuzat për trafik fëmijësh nuk janë të vërteta. Janë të gjitha të rreme, Me vjen trup, se ata duan pasurinë, duan shtëpitë”, u shpreh ajo.
Përparim Ademi i cili më herët ka mbajtur edhe mbiemrin Tela, aktin e rëndë e ka kryer më 31 dhjetor të vitit të kaluar, në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij, Zhaneta Metani.
Pas ekzekutimit të dyfishtë autori u largua në këmbë nga vendngjarja, për t’u dorëzuar vetëm 2 orë më vonë në policinë e Tiranës.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta