Vrau ish-kryeministrin japonez, autori rrëfehet përpara hetuesve të policisë

8 Korrik 2022 | 21:16

Lule, lotë dhe përpjekje për të kuptuar përse. Japonia është e tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Politikani u qëllua teksa merrte pjesë në një tubim elektoral në Nara, në jug të vendit.

Sikurse duket në pamjet e televizionit kombëtar japonez, Abe fillimisht ngre grushtin dhe më pas dëgjohen dy të shtëna.

Kamera tronditet teksa një grup oficerësh të sigurisë mundohen të hedhin agresorin në tokë, ku ndodhet edhe arma e tij artizanale.

I dyshuari, që mbante veshur një blucë ngjyrë gri e që ishte filmuar përpara sulmit, rezultoi të ishte një 41-vjeçar, ish-oficer i trupave ushtarake i quajtur Tetsuya Yamagami, që nuk jetonte larg qytetit.

“Sa i takon të dyshuarit, ai u tha hetuesve pas arrestimit se mbante mëri ndaj një grupi të caktuar dhe se arsyeja që e çoi të kryente këtë akt ndaj ish-kryeministrit ishte se besonte se Abe ishte i lidhur me këtë grup”, tha një hetues.

Menjëherë pas të shtënave, kryeministri u dërgua në Spitalin Universitar të Narës. Mjekët konfirmuan më vonë se ai kishte pësuar dëme fatale në zemër dhe në qafë dhe se shenjat jetësore kishin qenë fare të dobëta.

Shinzo Abe cilësohej një nga politikanët me më shumë influencë në kohët moderne. Shinzo Abe është kryeministri që ka shërbyer më gjatë në këtë detyrë.

Ai e rimori qeverisjen në vitin 2012 dhe qëndroi deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas lajmit të vrasjes së ish-kryeministrit, liderë botërorë reaguan duke dënuar aktin e duke vlerësuar figurën e Shinzo Abe si një personalitet në botën e politikës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026