“Vrima e zezë” në mes të Paqësorit: misteri i fotos së pazakontë në Google Earth 

18 Shkurt 2025 | 21:30

Një foto nga hapësira që tregon një ishull në Oqeanin Paqësor së fundmi u bë virale dhe ndezi një stuhi spekulimesh rreth asaj që përfaqëson në të vërtetë.

Një imazh i Google Earth i kapur nga satelitët në vitin 2021 tregon një formacion trekëndor në dukje krejtësisht të zi në mes të oqeanit, të cilin shumë në mediat sociale e kanë përshkruar si një “vrimë e zezë”.

Shumë kanë spekuluar në rrjetet sociale se bëhet fjalë për një bazë ushtarake sekrete, e cila qëllimisht është errësuar në hartën e botës.

Megjithatë, doli të ishte një iluzion optik i krijuar nga bimësia e dendur, raporton Live Science.

Konkretishy, fotografia tregon ishullin Vostok , pjesë e Republikës së Kiribatit në Paqësorin Jugor, i cili ka një sipërfaqe prej vetëm 0,25 kilometra katrorë dhe është i mbuluar dendur me një pyll pisonia, një specie bimore e karakterizuar nga gjethe jeshile të errët.

Ky pyll duket shumë më i errët nga orbita e ulët e Tokës, duke u shfaqur pothuajse i zi.

Rastësisht, Vostoku është i banuar edhe nga një numër i madh zogjsh detarë, të cilët hanë farat e frutave të kësaj peme dhe në këtë mënyrë nxisin zgjerimin e pyllit.

Përpara se ishulli të zbulohej nga eksploruesit rusë në 1820, nuk kishte asnjë shenjë të pranisë njerëzore në të dhe nuk kishte kurrë banorë të përhershëm, pasi nuk ka burime të përhershme të ujit të pijshëm në të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat

Shirat e rrëmbyeshëm nga një tajfun që kaloi në Taipei dhe pjesë të Tajvanit jugor të enjten shkaktuan përmbytje lokale ndërsa më shumë se 200...
08:19 | 25/06/2026

Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke paralajmëruar për një bilanc të rëndë njerëzor....
08:12 | 25/06/2026

Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?

Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar...
08:08 | 25/06/2026