Vriten dy vëllezër në Maliq, nëna apel: Zbuloni autorët sa më parë

10 Dhjetor 2020 | 21:06

Dy të rinj janë gjetur të vrarë në Maliq mesditën e kësaj të enjte. Viktimat janë dy vëllezër të moshës 31 dhe 33 vjeç dhe dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri. Ata janë identifikuar si Andi Olldashi dhe Martin Olldashi, banues në Pogradec.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që viktimat ishin larguar në datën 7 dhjetor nga banesa. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.

Familjarët e dy vëllezërve të gjetur të vrarë në Maliq, shprehen se nuk kishin dijeni nëse Andi dhe Martini ishin të përfshirë në ndonjë konflikt. Nëna e tyre, Engjëllushe Olldashi, kërkon që shteti të veprojë sa më shpejt dhe të zbardhë ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026