Vriten gazetari dhe e mitura, 19-vjeçari i armatosur bën masakër në Florida
Tre persona, mes të cilëve një gazetar dhe një vajzë 9-vjeçare, kanë mbetur të vrarë në Shtetet e Bashkuara, pasi janë qëlluar me armë zjarri në Orlando të Floridës.
Gazetari, i cili punonte për kanalin televiziv “Spectrum News 13”, dhe një kolegu i tij kishin shkuar në një vend ngjarjeje për të raportuar për një grua të gjetur të vrarë në një automjet.
Në atë moment, autori i vrasjes së gruas është shfaqur sërish dhe ka hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur njërin nga reporterët dhe plagosur tjetrin.
Më pas, i dyshuari, vetëm 19 vjeç, ka hyrë në një shtëpi aty pranë dhe ka qëlluar me armë zjarri një tjetër grua dhe vajzën e saj 9 vjeç. Kjo e fundit humbi menjëherë jetën, ndërsa e ëma ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Televizioni “Spectrum News 13” i identifikoi gazetarët si 24-vjeçarin Dylan Lyons, viktima dhe Jesse Walden, i plagosuri.
Ndërkohë, i dyshuari rezulton shtetasi amerikan Keith Moses, i cili pas arrestimit ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit.
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet