Dy të vrarë në Pejë, mes tyre kandidati i PDK-së Astrit Ademaj

8 Shtator 2021 | 21:35

Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i kësaj partie për Deçanin humbën jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëlluan me armë.

Nuk dihet ende dinamika e saktë e ngjarjes, por zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, konfirmoi për Euronews Albania se veç tyre pati dhe një të plagosur.

Mediat lokale raportojnë se i plagosur ka mbetur i vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.

Ngjarja ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”. Kjo ndodh në një kohë kur Kosova mban më 17 tetor zgjedhejt vendore.

PDK shprehu trishtim për ngjarjen e ndodhur duke postuar më vonë një deklaratë në Facebook, ku nuk dha detaje konkrete.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, shprehu gjithashtu përmes Facebook-ut ngushëllimet e tij për ngjarjen e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026