Vritet koloneli i shërbimit sekret ukrainas, ekzekutohet në një atentat në Kiev
Një kolonel i shërbimit sekret ukrainas, SBU, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri në lagjen Holosivskij të Kievit.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë autoritetet ukrainase, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të paradites së të enjtes, kur një person i është afruar kolonelit Ivan Voronych dhe ka qëlluar 5 herë ndaj tij me një pistoletë.
Oficeri i lartë ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa vrasësi ka arritur të arratiset.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të atentatit, të filmuara nga kamerat e sigurisë, në një parking automjetesh.
Në pamje mund të shihet viktima teksa ecën me një çantë në dorë, si dhe momenti kur ndaj tij vrapon një person që hap zjarr në një distancë shumë të afërt.
Më pas, autori, i veshur me të zeza dhe pantallona të gjata deri tek gjuri, arratiset me vrap.
Ndërkohë, në mbarë Ukrainën kanë vazhduar sulmet ruse. Të paktën dy persona humbën jetën si pasojë e një sulmi intensiv të kryer ndaj Kievit gjatë natës.
I njëjti agresion, sipas autoriteteve lokale, la edhe 16 të plagosur.
Vërshimi i dronëve dhe raketave vijoi për disa orë, njoftoi ndërkohë kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.
Ndërsa gazetarë të agjencisë “AFP” raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të fuqishme në qytet përgjatë gjithë natës mes së mërkurës dhe së enjtes.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit