Vritet me armë zjarri biznesmeni në Fier

23 Tetor 2021 | 21:13

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e së shtunës në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në vendin e quajtur ‘Rreth-rrotullim i QTU-së’.

Viktima i identifikuar si Demir Backa, 57 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip ‘Benz’ teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip ‘Audi’.

Si pasojë e plagëve të marra 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip ‘Benz’ e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes, tha policia.

Mësohet se viktima ishte biznesmen, pronar i një hoteli në Fier dhe në Vlorë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026