Vuçiç: Ballkani i Hapur nuk zëvendëson BE-në, por sjell përfitime
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nisma rajonale Ballkani i Hapur nuk zëvendëson iniciativën për integrim në Bashkimin Europian.
Vuçiç u shpreh mbrëmjen e djeshme, se Ballkani i Hapur sjell përfitime për të gjithë vendet e rajonit, shkruan Tanjug.
“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit. Unë dola me propozime të reja, për t’u përpjekur të biem dakord se si të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë dimrit për sa i përket ushqimit, energjisë elektrike dhe gazit”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Ditën e djeshme, liderë të Ballkanit Perëndimor u takuan në Ohër në kuadër të kësaj nisme rajonale, ndërsa këtë të mërkurë do të zhvillohet takimi i rradhës, ku dhe do të ketë një konferencë për mediat.
Në nismën Ballkani i Hapur marrin pjesë tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Jashtë kësaj nisme janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta