Vuçiç: Blerja e armëve nga Kina është legjitime

13 Prill 2022 | 15:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se blerja e armëve nga Kina është tërësisht legjitime, transparente dhe e rregullt.

Përmes një deklarate nga Presidenca, Vuçiç u shpreh se sistemi i mbrotjes FK-3 nuk përbën rrezik dhe nuk duhet marrë si kërcënim, shkruan media serbe N1.

Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe homologun malazez Milo Gjukanoviç, se po përhapin urrejtje ndaj serbëve dhe Serbisë.

“Kurti dhe Gjukanoviç përdorin gjithmonë gënjeshtra për të paraqitur veten si viktima dhe Serbinë si agresor. Ata nuk dinë të shpjegojnë, se si Serbia mund të jetë e rrezikshme kur është pajisur me sistem mbrojës”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiç hodhi poshtë deklaratën e bërë nga Kurti ditën e djeshme, i cili tha se Serbia po armatoset nga frika se mos mbetet e vetmuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026