Shaip Kamberi debaton me Aleksandër Vuçiçin për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe deputeti shqiptar Shaip Kamberi kanë debatuar gjatë seancës së sotme parlamentare të Asamblesë Kombëtare të Serbisë (Kuvendi) mbi çështjen e dialogut Serbi-Kosovë.
Debati Vuçiç-Kamberi erdhi gjatë sesionit të 5-të special të Asamblesë së Serbisë ku Presidenti serb informoi deputetët për negociatat Beograd-Prishtinë.
Z. Kamberi u shpreh se në të ardhme sheh të mundshëm një bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve por theksoi se duhet ditur se si të diskutohet me njerëzit të cilëve u janë vrarë fëmijët nga serbët.
“Si deputet i popullit shqiptar, shoh një të ardhme ne BE por gjithashtu dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Formula e bashkë ekzistencën të popujve në Ballkan është mirëkuptimi, çdo gjë tjetër do të çonte në konflikt të përgjakshëm. Gjithsesi, besoj se Brukseli ka treguar interes të vakët për këtë çështje”, tha Kamberi.
Shaip Kamberi në fjalën e tij në Parlamentin e Serbisë deklaroi se opinioni në Serbi duhet të dijë që ka pasur krime ndaj popullsisë shqiptare dhe ka pasur sulme të organizuara nga forcat serbe.
“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i temave nga 1990-ta nuk ka vend në dialog. E kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet të kuptojë se po negocion me njerëz të cilëve u janë vrarë fëmijët me ‘Scorpions’ serb. Sot duhet kuptuar që pavarësia e Kosovës është rezultat i ndarjes së Jugosllavisë”, nënvizon deputeti shqiptar në Parlamentin serb.
Ai solli rastin e Saranda Bogujevcit nga Podujeva, e cila u mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 pjesëtarë të familjes mes të cilëve dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç.
Sipas z. Kamberi deklaratat kundër shqiptarëve dhe Kosovës nuk e ndihmojnë dialogun dhe Serbia sot nuk ka vetëm këtë problem por ka mosmarrëveshje dhe me Malin e Zi dhe Kroacinë.
Gjithashtu ai tha se Serbia sistematikisht po punon për për margjinalizuar minoritetin shqiptar dhe tha se e kundërshtonte këtë me forcë.
Në përgjigjen e tij presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se z. Kamberi flet vetëm për krimet e serbëve dhe nuk i pranon krimet që kanë kryer shqiptarët.
Sipas tij nuk do të ishte e ndershme të pranohet se kanë qenë vetëm serbët ata që kanë kryer krime dhe nuk bie dakord me një gjë të tillë.
“Të dëgjova për 20 minuta dhe duhet të kuptosh që ne serbët nuk jemi as engjëll dhe as shenjtë. Shqiptarët nuk kanë kryer krime? Nuk të kam dëgjuar kurrë të flasësh për këtë. Është e vështirë për mua ta besoj këtë histori’, deklaroi Vuçiç.
View this post on Instagram
Presidenti serb si kundër rast për Saranda Bogujevcin, solli në vëmendje vrasjen e familjes Sutakovic të cilët nuk janë gjetur ende.
“Ndryshimi mes nesh është se unë kujtoj Saranda Bogujevcin dhe Sutakoviçin, por nuk e kuptoj predikimin ndaj nesh dhe fsheh çdo krim thjesht se është kryer nga shqiptarët” shtoi presidenti serb.
Shaip Kamberi reagoi sërish për qëndrimin e Vuciç duke i kujtuar atij se ka qenë ministër në kohën e Luftës së Kosovës.
“Ndryshimi mes nesh është se ti ke qenë ministër në atë kohë kur janë kryer krimet, ndërsa unë jo”, tha deputeti shqiptar.
“E di që kërkon të më quash kriminel por unë nuk jam. E dini që nuk kam marrë pjesë në ngjarje si ajo e Kosovës”, reagoi Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç tregon momentet e tensionit gjatë takimit me Kurtin: Më provokoi
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta