Vuçiç flet për “luftë mes elefantëve”: Serbia s’do të përsërisë gabimet me fuqitë e mëdha

16 Qershor 2020 | 14:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se, në javët e ardhshme Serbia do të përballet me një situatë të vështirë, që nis që me takimin me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak.

Vuçiç iu referua vizitës në Moskë dhe takimit në Shtëpinë e Bardhë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Por, përveç këtyre ai thotë se, pas këtyre  takimeve do të ketë takime edhe më të rëndësishme, duke shtuar se do të përpiqet të mbrojë interesin kombëtar të Serbisë.

“Kam biseduar dje me Putinin, patëm një diskutim të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak do të vijë në Beograd. Një ditë pas kësaj, do të shkoj në Moskë. Dy ditë pas kësaj, duhet të biem dakord për delegacionin që do të shkojë në Uashington. Pak ditë më vonë, mendoj se do të ketë disa takime edhe më të rëndësishme, për të cilat nuk mund të flas dot tani, pasi kështu na është thënë”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb ka nënvizuar se, mbetet për t’u parë nëse shqiptarët do t’i binden kërkesës së përfaqësuesit të Presidentit amerikan, Richard Grenell. “Mos harroni se Thaçi nuk ka dashur ta pranojë kurrë. Për 4 vjet e kam kërkuar një gjë të tillë, por për 4 vjet ai këmbënguli sepse ka pasur gjithmonë një fushatë të tmerrshme kundër nesh. Për 4 vjet ata nuk e pranuan dhe tani papritur jemi informuar se, kanë rëndë dakord. Të shohim”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një fabrike.

Ai ka shtuar se, ka një konflikt të madh mes SHBA dhe Gjermanisë, por sipas tij është e rëndësishme që Serbia të ndjekë një politikë të zgjuar ndryshe siç ka bërë më parë në marrëdhënien me fuqitë e mëdha.

“Pa marrë parasysh se si do të përfundojë, është e rëndësishme që ne të mbetemi të pa dëmtuar në luftën e elefantëve. Ne nuk do të luftojmë me Gjermaninë dhe Amerikën. Po luhet një lojë e madhe mes lojtarëve të mëdhenj në komunitetin ndërkombëtar, për të cilët ne dhe shqiptarët jemi shumë të vegjël. Nga ana tjetër, shqiptarët po merren me lojërat e tyre të brendshme”, nënvizoi Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk do të largohet nga negociatat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026