Vuçiç: Gati të negociojmë me Kosovën, por nuk ka flamur të bardh
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.
“Ne jemi të gatshëm për të negociuar, por … nuk ka flamur të bardhë,” tha Vuçiç në një intervistë për Reuters. Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në të cilin do të konsiderohej se çfarë është e mundur dhe çfarë është një kompromis.
“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të diskutojnë lirinë e lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve,” shpjegoi Vuçiç.
Në lidhje me këtë, Reuters kujton se dialogu, i ndërmjetësuar nga BE, ishte pezulluar më 2018, kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat serbe, dhe se heqja e asaj pengese tregtare nga Qeveria e re e Kosovës, këtë muaj, hapi rrugën e rinovimit të dialogut. Reuters shkruan se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën para se të hyjë në BE.
Vuçiç gjithashtu theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, dhe se përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën. Ai gjithashtu theksoi se Beogradi nuk planifikon të zgjedhë midis Rusisë – një aleat natyror sllav dhe ortodoks, BE – partneri kryesor i saj tregtar dhe Kina.
“Ne kemi agjendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi ‘rroftë Hong Kongu dhe rroftë Tajvan”, dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial? Për të mos përmendur se Kina është miku ynë që na ndihmoi,” tha ai.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta