Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Mos më detyroni të marr masa, do preket i gjithë rajoni
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për mediat e ka cilësuar vendosjen e reciprocitetit nga ana e Kosovës për targat si “veprim ilegal”.
Ai tha se e hëna ishte një nga ditët më të vështira për serbët në Kosovë duke shtuar se Prishtina nuk po plotëson detyrimet që ka nga marrëveshjet me Beogradin.
Ndaj shtoi Vuçiç, e shikon pa kuptim vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe nga ana tjetër paralajmësoi se mund të marrë masa reciproke.
“Shpresoj të mos na duhet të marrim masat tona, ekonomike dhe politike sepse nuk do të ishin të mira për të gjithë rajonin, sidomos për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha ai duke i bërë thirrje KFOR-it dhe NATO-s që të reagojnë.
Sipas presidentit serb dy vendet kanë marrëveshje për targat dhe kjo gjë nuk duhej të bëhej të paktën deri në fund të 2021.
“Nuk do të hesht më, do t’i tregoj kujtdo çdo ditë se si po shkelin të gjithë rregullat”, tha ai.
Sipas Vuçiçit ishte e turpshme që Kosova dërgoi forcat speciale kundër serbëve të thjesht ndërsa e cilësoi si “qesharak” qëndrimin e mbajtur nga EULEX.
“Thanë që do të ndërhynin nëse do ta kërkonte policia e Kosovës”, deklaroi presidenti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta