Në 2023 nuk do të ketë kufij mes Shqipërisë-RMV-Serbisë, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” që po zhvillohet sot në Shkup deklaroi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia duhet të jenë të bashkuara për të rritur edhe nivelin ekonomik mes vendeve.
Gjatë fjalës së tij, z. Vuçiç theksoi se duhet të lëmë pas të kaluarën dhe duhet të shikojmë drejt të ardhmes me qëllimin që qytetarët e tri vendeve të jetojnë më mirë.
Presidenti serb theksoi se një nga synimet kryesore është që më 1 janar të 2023 të mos ketë kufij mes tre vendeve në aspektin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave.
“Njëri kusht është që të ndërtojmë besimin e ndërsjellët. Kushti i dytë është që të shohim nëse qeveritë tona të realizojnë shpejt këto rezultate. Nëse do mund t’i tejkalojmë të gjitha këto dobësitë e administratës tonë apo jo dhe nëse mund të bëjmë këtë në 1 janar 2023, ne nuk do të kemi kufinj mes vendeve tona. Kalimet kufitare do të ekzistojnë, por nuk do të ekzistojnë për qytetarët tanë”, theksoi z. Vuçiç.
Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë marrë një ftesë për të marrë pjesë në “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” që po zhvillohet sot në Shkup.
Ndërkohë, nga kryeministri Edi Rama u ripërsërit ftesa për tri vendet që të marrin pjesë në këtë nismë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta