Vuçiç: Muajin tjetër nis procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se muajin e ardhshëm do të nisë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës (KiE).
“Ajo që na pret është që më 2 apo 3 nëntor të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po presin që anëtari hungarez të largohet nga Byroja e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez dhe atëherë do të fillojnë procedurën që zgjat shumë, por me një rezultat të qartë që Kosova të hyjë në Këshillin e Europës, nuk do të ushtrohej presion shtesë ndaj Serbisë”, tha Vuçiç.
Qëllimi, siç tha ai, është që Beogradi të lejojë pavarësinë e Kosovës edhe në kuptimin formal.
“Në këtë moment nuk ka vullnet në lidershipin serb dhe derisa të jem presidenti, nuk do të ketë vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Vuçiç.
Këto deklarata presidenti serb i bëri gjatë konferencës për media në Beograd.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta