Vuçiç pesimist për zgjidhjen e problemit me Kosovën: Ka konflikt mes dy fuqive perëndimore

1 Qershor 2020 | 14:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar prerë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa zgjidhur çështjen me Kosovën. Sipas tij, përveçse e shikon shumë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje, ka theksuar se dy fuqi perëndimore janë në konflikt mbi situatën në Kosovë.

Ai shtoi se, nuk është shumë optimist për gjetjen e një kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës duke theksuar se, pavarësisht kësaj Beogradi duhet të marrë pjesë në negociata dhe të bëjë çdo gjë për garantimin e paqes dhe të gjitha interesave të Serbisë.

“Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja. Të gjithë që kam pyetur mbi këtë, asnjë nuk më ka thënë një përgjigje. Të gjithë rrotullojnë sytë, sepse të gjithë presin dikë në Serbi që të thotë se, Kosova nuk është Serbi. Nëse më pyesni nëse jam apo jo optimist për arritjen e një marrëveshjeje, do të thosha që nuk jam. Por, nuk ka asnjë dyshim se pa zgjidhjen e problemit me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet dot anëtare e BE”, tha Vuçiç.

“Është e qartë se ka një konflikt të madh mes dy fuqive perëndimore për situatën në Prishtinë. Presim të shohim se çfarë do të ndodhi lidhur me qeverinë e tyre. Ne jemi gati të bisedojmë”, ka shtuar presidenti serb.

Vuçiç duke vënë theksin tek nevoja e negociatave për të zgjidhur problemet e panumërta mes serbëve dhe shqiptarëve, nënvizoi se ndryshimi i kufijve nuk do të jetë e përfshirë në negociata.

“Kur pyes se cila është zgjidhja, e vetmja gjë që dëgjoj është se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka përfunduar Vuçiç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026