Vuçiç pretendon se s’ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

16 Maj 2025 | 15:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit.

Goran Vasiq, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm.

Kur u pyet për këtë nga Bloomberg të premten në Tiranë, Vuçiç tha se “nuk ka pasur falsifikim” dhe shtoi se “do ta diskutojmë me të gjithë”.

Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiq, i cili – sipas Institutit, ka pranuar veprën penale që i ngarkohet.

Pas kësaj, kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, njoftoi se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit.

“Sot, nga mediat, mësuam se një ish-zyrtar i Qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me kompaninë tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në lidhje me statusin e mbrojtjes kulturore për projektin ‘Belgrade Square’”, tha kompania më 15 maj, duke shtuar se “do ta hetojmë situatën dhe do të marrim hapat e mëtejshëm”.

Heqja e statusit të pronës kulturore i kishte hapur rrugën kompanisë së dhëndrit të presidentit Trump për të ndërtuar një hotel luksoz dhe ndërtesa të larta në vendin e një ndërtese moderne të ndërtuar në mesin e shekullit të 20-të, gjë që kundërshtohet nga komuniteti profesional në Serbi.

Vuçiq, siç raporton Bloomberg, i krahasoi akuzat për falsifikim me ato të bëra në lidhje me projektin “Beogradi mbi Ujë”, duke pretenduar se të gjithë tani janë krenarë për atë projekt.

Vuçiq shtoi se projekti i Kushnerit është “i rëndësishëm për ne”.

Qeveria e Serbisë më 15 maj 2024 nënshkroi një marrëveshje për “revitalizimin” e kompleksit me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development, përmes së cilës ia ka dhënë tokën me qira për 99 vjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026