Vuçiç reagon për reciprocitetin e targave me Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç reagoi ditën e sotme për situatën e krijuar në kufirin me Kosovën pas hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit për targat nga qeveria e Kosovës.
Përmes publikimit të një foto të takimit me të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, në rrjetin social Instagram Vuçiç shkruan se “do të informojë së shpejti publikun për atë që po ndodh në provincën veriore”, duke e cilësuar si një krizë të rëndë.
Pas vizitës në Kosovë më 15-17 shtator Lajçak ndodhet në Beograd për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Më herët gjatë ditës së sotme kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë për serbët që duan të sigurojnë ‘bukë për fëmijët’ masën e qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen në kufi të automjeteve me targa serbe.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se masa e reciprocitetit të targave nuk është një hakmarrje, por një marrëdhënie barazie për një praktikë 10-vjeçare të Serbisë ndaj makinave të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lista Serbe në Kosovë e shqetësuar për targat: Kërcënim i drejtpërdrejtë, Vuçiç të reagojë
Çfarë është ‘reciprociteti për targat’ aplikuar sot nga Kosova?
Albin Kurti: Targat s’janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër
‘Reciprociteti për targat’ mund të shkundë politikën mes Kosovës dhe Serbisë, thotë gazetari
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta