Vuçiç: Serbia e gatshme për kompromis me Prishtinën, por vendosin njerëzit

30 Qershor 2021 | 08:45

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se Serbia është e gatshme për një kompromis me Prishtinën, por pa dhëne detaje se çfarë është e gatshme të lëshoje nga kërkesat e saj. Në çdo rast, sipas Vuçiç-it fjalën e fundit do ta thonë qytetarët serbë.

Por, i pyetur nëse ka ndonjë afrim qëndrimesh që do të çonin në një kompromis të mundshëm, Vuçiç iu përgjigj: “Edhe nëse do ta dija nuk do ta thosha. Ndërsa, tek një zgjidhje kompromisi mund të vinim nëse edhe njëra palë edhe tjetra lëshojnë pe, dhe jo duke dalë me diçka që është e pranueshme për njërën palë dhe pastaj të detyrohet pala tjetër ta pranojë. Kjo thjeshtë nuk është e mundur”.

“Serbia është e gatshme për kompromis. Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis dhe është populli ai që vendos në fund”, shtoi ai.

Hulumtimet nga Qendra për Dialog Social dhe Nismat Rajonale tregojnë se 55 përqind e të anketuarve besojnë se Kosova nuk ka humbur dhe 36 përqind besojnë të kundërtën.

Gjatë intervistës, Vuçiç shprehet se duhet më shumë besim për të gjetur një zgjidhje me Prishtinën.

“Neve na duhet qasje racionale dhe pragmatike për zgjidhjen e këtij problemi, dera është e hapur për bisedime, për gjetjen e zgjidhjes me Prishtinën dhe për krijimin e besimit mes njëri-tjetrit. Për këtë ndonjëherë duhet dhe kohë dhe vendosmëri më e madhe e asaj që ndonjëherë me eufemizëm e quajmë bashkësi ndërkombëtare, të përkrahin Beogradin dhe Prishtinën në mënyra të ndryshme që të mund të vijnë tek një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Po kështu, Vuçiç zbuloi edhe çfarë ndodhi mes tij dhe Kurtit në takimin e 15 qershorit të Bruksel.

“Gjatë këtij takimi të fundit, ne ramë dakord se si duhet të duket agjenda bilaterale dhe pastaj ai filloi vetëm të pyesë. Ne nuk kemi nevojë të flasim për asgjë tjetër këtu. Unë heshta dhe e pashë, ai sërish pyeti se kur. Unë ruajta qetësinë dhe e pashë dhe kur ai përsëriti për të 10 herë të njëjtën gjë, unë iu përgjigja: asnjëherë”, tha presidenti serb.

I pyetur për Minishengenin Ballkanik, Vuçiç u shpreh ky projekt është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe se shumë shpejt do të emërtohet ndryshe.

“Do të dalim me emër të ri për të cilin kemi rënë dakord bashkërisht. Prandaj mendoj se është thuajse ide epokale. Të gjithë që janë angazhuar për politikën ‘Ballkani për Ballkanasit’ kanë vuajtur gjithmonë sepse fuqi të mëdha të jashtme kanë dashur ndarje mes ballkanasve”, tha ai më tej.

I pyetur për procesin e integrimit, presidenti serb u shpreh se integrimi në BE nuk varet vetëm nga shtetet ballkanike.

Thirrja ime u shpreh ai,  është jo vetëm për të shpejtuar rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026