VV-ja për 100 ditëshin e qeverisë së re: Vendime skandaloze, Hoti të japë dorëheqjen
Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si “skandaloze” qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti. Në seancën plenare ku kreu i qeverisë po raportonte për punën e tij 100 ditëshe, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi kërkoi dorëheqjen e Hotit, ndërsa bëri thirrje që të përkrahen iniciativa për mosbesimin e qeverisë Hoti.
Selimi u shpreh se qeveria Hoti raportet e vetme të mira i ka me Serbinë, ndërkohë shtoi se korrupsioni ka lulëzuar gjatë këtyre ditëve.
“Zotëri Hoti veç një shërbim mund t’ia bëni Kosovës në këtë 100 ditësh; të jepni dorëheqje. Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme, por po duket që janë të pashmangshme. Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që iu more”, tha ai.
Ai në foltoren e kuvendit, tha se qeveria Hoti u votua me mbështetje të Listës Serbe dhe vota të
“ Vendimet katastrofike dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit, duke nisur nga vendimi i parë për heqje të reciprocitetit dhe deri të rikthimi i bordeve për kapje të shtetit. Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrti dhe tani në burg e po vazhdon traditën e mëhershme për mbështetje të votave të Listës Serbe”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për menaxhimin e pandemisë tha se fillimisht është kritikuar, por falë masave të duhura shtoi ai, Kosova sot është kthyer në shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë.
“Për këtë pandemi jemi sharë shumë, sidomos në këtë Kuvend, por sot jemi shembull në rajon dhe më gjerë si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme dhe ata persona, që i kanë shtrembëruar të dhënat sot duhet të turpërohen”, tha Avdullah Hoti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta