VV paralajmëron protesta, Kurti: E drejtë e çdo qytetari, nuk ka lidhje me lehtësimin e masave

27 Maj 2020 | 09:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që këtë javë të ketë protesta, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, ndërsa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.

Kundërshtarët politikë të Kurtit, lirimin e masave e lidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin.

Lehtësimin e masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia atribuon menaxhimit të mirë që ka bërë qeveria e tij.

“Menaxhimi i drejtë dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën fizike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare.

Sa i përket organizimeve dhe protestave qytetare, ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit”, tha kryeministri në detyrë.

Shefi i ekzekutivit thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin për heqjen e masave, por në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së COVID-19.

Sipas Kurtit, në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.

“Ka shumë gjasa që në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve. Mirëpo tani Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të manualeve, doracakut të situatave të tilla në mënyrë që edhe të bënë largimin e masave. E në anën tjetër gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të infeksioneve.

Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve”, tha z. Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026