Will Smith i kërkon ndjesë publike Chris Rock për shuplakën në OSCARS

29 Korrik 2022 | 20:17

Will Smith thotë se ka kontaktuar me Chris Rock për shuplakën e Oscars. Rock ka thënë se “nuk është gati të flasë”.

Aktori goditi Rock në skenë në Academy Awards në mars, pasi ky i fundit bëri një shaka për imazhin gruan e Smith.

Të premten, Smith publikoi një video duke diskutuar për herë të parë publikisht mbi shuplakën.

“Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme,” tha ai. “Unë jam këtu sa herë që ju jeni gati për të folur.”

“Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të kontaktojë,” tha Smith

“Dua të kërkoj falje për fëmijët e mi dhe familjen time,” shtoi ai.

Pinkett Smith foli muajin e kaluar duke thënë se shpresonte që burri i saj dhe Rock mund të “pajtoheshin” pas incidentit.

Pas incidentit në skenë, Smith fitoi Oskarin e tij të parë për rolin e tij në King Richard – një film për babain e Serena dhe Venus Williams.

Çmimet Oscar e kanë ndaluar Smithin nga aktivitetet e Akademisë për 10 vitet e ardhshme pas asaj që u cilësua si “sjellje e papranueshme dhe e dëmshme” në skenë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022