Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin

22 Janar 2026 | 21:43

Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner mbërritën në Moskë mbrwmjen e sw enjtes për bisedime me njeriun e fortë të Kremlinit, Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Aeroplani që transportonte të dërguarit amerikanë në Moskë u ul në aeroportin Vnukovo, duke ardhur nga Zvicra, ku Witkoff dhe Kushner kishin shkuar për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sipas agjencive të lajmeve TASS dhe RIA Novosti.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky lajmëroi nga Davosi ditën e sotme se një takim trepalësh midis zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe rusë do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke nisur nga e premtja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë,...
18:45 | 24/07/2026