Xhaçka kërkon nisjen e negociatave me BE, Soreca apel për dialog politik

23 Shkurt 2022 | 19:15

Komiteti Parlamentar i Stabilizimit dhe Asocimit Shqipëri-BE ka mbajtur takimin e 14 në Tiranë.

Shqipëria ende pret mbajtjen e takimit të parë ndërqeveritar me BE, pavarësisht se ka plotësuar kushtet sipas vlerësimit të Komisionit Evropian.

Shkak është bërë vetoja që Bullgaria ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, vend që ndaj të njëjtën rrugë me Shqipërinë në procesin e integrimit.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përmendi si arritje të Shqipërisë, procesin e rregullt zgjedhor, reformën në drejtësi, zgjatjen e vetingut dhe vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja e Jashtme duke iu referuar konfliktit Ukrainë-Rusi, tha se “ankorimi i rajonit në BE është më i rëndësishëm se kurrë”.

“Bllokimi i procesit të integrimit ka sjellë lodhje të qytetarëve. Nuk kërkojmë justifikimi por vepra dhe jo fjalë”, tha Xhaçka.

Ajo shtoi se pret që gjatë Presidencës franceze të BE të hapjen negociatat me RMV dhe Shqipërinë .

Kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca e konsideroi zgjatjen e vetingut si hap të rëndësishëm në konsolidimin e reformës në drejtësi.

Por, ai theksoi se nevojitet “dialog ndërpartiak i vërtetë dhe i qëndrueshëm”.

Përfaqësuesi i mazhorancës, Taulant Balla dhe opozitës, Enkelejt Alibeaj u ndanë në qëndrimet e tyre ku njëri foli për arritjet dhe tjetri për dështimet.

Balla tha se dëshmi e suksesit në drejtësi është se “dy ish-ministra janë para drejtësisë”, kurse Alibeaj u shpreh se “përmbushja e 15 kushteve të BE është vonuar nga mungesa e një vullneti real politik nga mazhoranca”.

Shqipëria ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE në prill 2009. Në qershor 2014, mori statusin e vendit kandidat.

Hapi i ardhshëm është hapja e negociatave për anëtarësim që nis me mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026