Xhaçka takon ambasadoren Kim: Partneriteti me SHBA, gur themel për politikën tonë të jashtme

11 Janar 2021 | 15:07

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Znj. Xhaçka e cila ka marrë detyrën më 5 janar, thotë se ka biseduar me diplomaten amerikane për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Gjithmonë  kënaqësi të shoh ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Një takim konstruktiv se si të thellojmë bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA është gur themel për politikën tonë të jashtme. E lumtur që marr garanci për vijimin dhe zgjerimin e mbështetjes”, shkruan kryediplomatja e Shqipërisë.

Pak ditë më parë, OIta Xhaçka zhvilloi takimin e parë si ministre e Jashtme me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Mes dy zyrtarëve u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe nisjen e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI).

Xhaçka, e cila deri para pak ditësh mbante detyrën e ministres së Mbrojtjes u emërua në krye të Ministrisë së Jashtme pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga kjo detyrë. Pak ditë pas marrjes së detyrës dhe zyra ku ministrja prek takime duke se ka ndryshuar thuajse krejtësisht nga pamja që i kishte dhënë Cakaj. Kjo shihet qartë nga ndryshimi mes fotove në takimet me ambasadorët, pasi takim me ambasadoren e BE është zhvilluar para ndryshimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026