Xhamia Al-Aksa rihapet pas mbylljes 40-ditore nga Izraeli

9 Prill 2026 | 09:19

Xhamia Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar u rihap për besimtarët myslimanë të enjten pas një mbylljeje 40-ditore të vendosur nga Izraeli për shkak të veprimeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit.

Sipas Anadolu, në terren, xhamia, e vendosur në Qytetin e Vjetër, u rihap në agim, duke u lejuar qindra myslimanëve palestinezë të hynin në kompleksin Al-Haram al-Sharif.

Izraeli e kishte mbyllur plotësisht hyrjen në Xhaminë Al-Aksa më 28 shkurt, gjë që përkoi me sulmet e tij ndaj Iranit, duke lejuar vetëm stafin e xhamisë dhe zyrtarët e Vakëfit Islamik të Jerusalemit të luteshin në vend, ndërsa palestinezë të tjerë u detyruan të luteshin në xhami më të vogla në të gjithë qytetin.

Autoritetet gjithashtu penguan mbajtjen e namazit të Fitër Bajramit në Al-Aksa këtë vit, duke shënuar kufizimin e parë të tillë që nga pushtimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967.

Autoritetet izraelite kishin mbyllur gjithashtu Kishën e Varrit të Shenjtë, një nga vendet më të shenjta të krishterimit në Jerusalem, gjatë së njëjtës periudhë.

Qeveria izraelite e kishte zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri në mesin e prillit, por nuk sqaroi nëse xhamia do të mbetej e mbyllur gjatë gjithë asaj periudhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump deklaroi vendosjen e tarifës 50% mbi produktet kanadeze, kryeministri Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026

“Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta “godasin” Malin Kazmë të Iranit “shumë shpejt”. Objekti i fortifikuar nëntokësor ndodhet rreth një milje...
18:15 | 21/07/2026

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026