Xhavit Haliti: Marrëveshja për targat shmangu konfliktin mes palëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se marrëveshja e arritur për targat shmangu një konflikt, prej të cilit rrezikohej të zhbëheshin arritjet e deritanishme në dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e konsideroj një marrëveshje, që të paktën kemi arritur të shmangim një konflikt mes të dyja palëve, konflikt i cili mund të rrezikonte shumëçka që është arritur deri më sot”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Ai thekson se një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës në veri nuk do t’i shërbente askujt. Deputeti vlerësoi Forcat Speciale të Kosovës, që sipas tij kanë bërë një punë të mirë dhe nuk kanë lejuar të krijohet asnjë incident.
“Është arritje për të evituar një situatë, që nuk do ishte e mirë për ne. Unë mendoj e Forcat Speciale të Kosovës kanë kryer detyrën me përpikëri, sepse nuk e kanë lejuar të ketë asnjë incident mes palëve”, tha ai.
Pyetjes nëse Kosova dëshmoi se ka tashmë nën kontroll veriun e vendit, z. Haliti u përgjigj me këtë argument:
“Mund të them se është shumë pak nën kontrollin e qeverisë së Kosovës. Veriu i Kosovës është bërë qendër e krimit të organizuar të Ballkanit. Aty janë të vendosur kriminelët më të mëdhenj, edhe shqiptarët, serbët, edhe të Ballkanit edhe të Evropës në përgjithësi, për faktin se është territori që nuk funksionon as “ligji dhe as Maliqi”. Pra, funksionojnë disa grupe të lidhura me politikën dhe nga aty veprohet në drejtim të Evropës, qoftë dhe më larg sa i përket krimit”, tha ai.
Ai theksoi se përballjet Kosovë-Serbi më shumë i interesojnë presidentit serb, i cili po përdor këto episode si “kartë elektorale” në vendin e tij.
“Pala serbe, në këtë rast Vuçiç, i cili u ka ardhur tek hunda edhe serbëve të Serbisë, ka interes të përballet me palën kosovare në Bruksel dhe përplasjet të jenë të natyrave elektorale në favor të vetin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA i jep të drejtë Kosovës për reciprocitetin, ndërsa fton palët të vijojnë dialogun
- Reciprociteti me targat, arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
- Shqiptarët dhe serbët kundër reciprocitetit për targat
- Serbët sulm me granata në veri të Kosovës, shkak reciprociteti për targat
- S’kam pasur asnjë komunikim me Vuçiç për reciprocitetin, thotë Rama
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta