Xhavit Shala: Gjatë komunizmit, shteti shqiptar bashkëpunonte me mafien

14 Janar 2021 | 18:49

Një ditë më parë nisi në Itali, mega-procesi ndaj 355 anëtarë të dyshuar të organizatës mafioze “Ndrangheta”, ku përfshihen politikanë, avokatë, biznesmenë dhe policë të lidhur me rrjetin e gjerë kriminal të kësaj organizate.

Xhavit Shala, ekspert për çështjet e sigurisë thotë se ka një lidhje të fortë me krimit të organizuar në Shqipëri me krimin e organizuar në Itali dhe kryesisht me “Ndrangheta”.

“Bashkëpunimi” i ka fillesat që në periudhën e komunizmit kohë kur ishte vetë shteti shqiptar që kryente trafik të cigareve me mafian italiane.  

“Që në komunizëm ka pasur një bashkëpunim me mafien për trafikimin e cigareve. Vitet e fundit janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të Ndragehta në Shqipëri”, shprehet z. Shala.

Ai nënvizon se “grupet shqiptare dhe grupet italiane drejtojnë trafikun e kokainës në Evropë”.

Z. Shala thotë se Shqipëria duhet të kishte bërë më tepër në rezultatet ndaj krimit të organizuar ndërsa veçon se krimi i organizuar është i lidhur me korrupsionin në drejtësi dhe polici.

“Në tre vite janë bërë ndryshimet e duhura ligjore, është krijuar Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe është në proces ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha z. Shala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026