Xhirim filmash në hapësirë, Jeff Bezos sjell projektin e ri

26 Tetor 2021 | 19:40

Projekti i Jeff Bezos, mund të shërbejë si vend për xhirim filmash dhe mund të mbajë deri në 10 persona

Blue Origin, kompania hapësinore e turizmit ne pronësi të themeluesit të Amazon Jeff Bezos ka njoftuar projektin e radhës që është krijimi i një stacioni hapësinor komercial.

Kompania tha se ata shpresojnë të vënë në jetë stacionin e quajtur Orbital Reef deri në fund të dekadës. Materialet promocionale u bënë publike nga kompania e cila pretendon se stacioni do të jetë një park shumë përdorimësh në hapësire, që do të mund të mbajë deri në 10 persona. 

Kompania do të bashkohet me Sierra Space dhe Beoing për të ndërtuar stacionin. Blue Origin tha se stacioni me një sipërfaqe prej 3 mijë metra katror do t’i ofrojë klientëve një vend ideal për xhirim filmash në kushtet e mikrogravitetit.

Në një konferencë për shtyp ku kanë njoftuar projektin, përfaqësues të kompanisë dhe Sierra Space nuk dhanë të dhëna se sa do të kushtojë projekti, edhe pse projekti me siguri do të marrë një shumë të majme parash nga Bezos që ka premtuar se do të shpenzojë 1 miliardë dollarë në vit për Blue Origin.

Njoftimi vjen ndërsa NASA po kërkon propozime për të zëvendësuar stacionin e vjetëruar hapësinor ISS. Më herët, zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se kozmonautët e tyre mund ta lënë stacionin deri në 2025-ën, për shkak të frikës se pajisjet e vjetëruara mund të shkaktojnë një incident të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026