Xhoi Jakaj: Policia, në vështirësi për t’u përballur me krimin

23 Shtator 2022 | 15:21

Policia e Shtetit është në kushtet më të vështira për t’u përballur me krimin.

Kjo ishte deklarata e ish-drejtores së burgut të grave, Xhoi Jakaj. Ajo tha në një intervistë për Euronews Albania se përgjegjësia bie kryesisht mbi drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullakun, ndërsa drejtorët e qarqeve janë shumë të ekspozuar ndaj krimit.

“Dalja e të dhënave të cilësisë së veçantë, shumë njerëz nuk e kuptojnë, por është elementi më i rrezikshëm për punonjësin e policisë, për shefin, për policin, për elementin që ka të bëjë me oficerin e policisë gjyqësore, me çdo element që ka të bëjë me strukturat e policisë dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që është në kulmin e vështirësisë Policia e Shtetit,” – u shpreh Jakaj.

Pedagogia nënvizoi gjithashtu se janë ata punonjës që bazohen mbi idealet që rrezikohen më shumë në të tilla situata. Ata policë që nuk bëjnë kompromise me krimin, thotë Jakaj, janë dyfish të ekspozuar pas sulmeve të fundit kibernetike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026