Xhudisti i dytë tërhiqet nga Lojërat Olimpike para ndeshjes me përfaqësuesin izraelit

27 Korrik 2021 | 19:12

Atleti i dytë që jep dorëheqjen nga Lojërat Olimpike pas njoftimit se do të ndeshej me izraelitin, Tohar Butbul në peshat 73 kg, është Mohamed Abdalrasool.

Zyrtarët olimpikë kanë lajmëruar se xhudisti sudanez nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër izraelitit Butbul në raundin e 32-të që pritej të mbahej ditën e hënë.

Xhudisti i parë që dha dorëheqjen nga gara ishte përfaqësuesi i Algjerisë, Fetih Nourine, i cili që në momentin që mësojë se do të ndeshej me xhudistin izraelit Butbul, hoqi dorë menjëherë duke shpjeguar se mbështetja e tij për Palestinën ishte arsyeja e vetme e vendimit të tij.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur Olimpiket…por kauza e Palestinës është më e madhe se të gjitha këto,” tha ai.

Ndërkohë, Fondacioni Ndërkombëtare i Xhudos nuk ka dhënë ende një arsyeje për largimin nga gara të Abdalrasool, e as zyrtarët olimpik sudanez nuk e kanë komentuar këtë vendim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026