Yamal kundër rrymës, festën e Krishtlindjes e kalon në një vend mysliman, pa familjen

26 Dhjetor 2025 | 10:55

Lamine Yamal po shijon disa ditë pushimi në Dubai, larg presionit të sezonit, por pa u ndarë asnjëherë nga futbolli.

Talenti 18-vjeçar i Barcelonës ka publikuar në rrjetet sociale një video që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, ku shihet duke luajtur futboll në plazh me disa fëmijë vendas, duke u dhuruar atyre një Krishtlindje vërtet të paharrueshme.

Ndryshe nga shumë ‘yje’ të tjerë që gjatë festave janë mjaftuar me foto familjare apo postime festive, Yamal ka zgjedhur të hyjë në fushë, edhe pse improvizuese. Në një nga plazhet e Dubait, ai u bashkua natyrshëm me një ndeshje mes fëmijëve, duke treguar teknikën, shkathtësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon edhe në fushat e mëdha. Pas lojës, ai nuk refuzoi as fotot me më të vegjlit, të cilët do të kujtojnë gjatë këtë moment të veçantë.

Yamal do të qëndrojë në Dubai deri të dielën, ku do të marrë pjesë në galanë prestigjioze të Globe Soccer Awards, një tjetër dëshmi e vlerësimit ndërkombëtar që po merr në një moshë kaq të re. Të hënën, ai do të rikthehet në Spanjë për t’iu bashkuar Barcelonës në rifillimin e përgatitjeve.

Skuadra katalanase, e drejtuar nga Hansi Flick, do të zhvillojë një seancë stërvitore të hapur për tifozët në stadiumin “Johan Cruijff”, ku pritet që Yamal të jetë një nga figurat më të përshëndetura. Pushimet po mbyllen, por momentet e thjeshta si ky në Dubai tregojnë edhe një herë anën njerëzore të një prej talenteve më premtuese të futbollit botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026

Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur...
22:24 | 13/07/2026