Ylli Manjani: Duhen shteruar të gjitha argumentet që publiku të kuptojë nëse u vodhën votat
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit ka ndodhur “anormalja” dhe thekson se opozita duhet t’i shkojë deri në fund betejave ligjore për të parë nëse do të jetë në gjendje për të provuar se zgjedhjet janë vjedhur.
Z. Manjani thotë se KQZ dhe institucionet e tjera duhet të heqin çdo dyshim edhe nëse nuk e kërkon opozita, duke nisur që nga numri i lartë i votave të pavlefshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
I pyetur nëse opozita duhet ta pranojë apo jo humbjen, sipas ish-ministrit ende nuk ka një rezultat zyrtar dhe shtoi se “nëse ka një vërejtje për Lulzim Bashës është se ka thënë gjëra që nuk i ka çuar gjera deri në fund” dhe sipas tij “ndoshta është momenti që Basha ta shterojë”.
“KQZ dhe trupa gjyqësore t’i hapin rrugë sa më shumë që të jetë e mundur shterimit të gjithë argumenteve dhe nëse ka pa prova duhen paraqitur kundërprova dhe nëse ka argumente duhen paraqitur kundër argumente në mënyrë që publiku ta kuptojë këtë gjë, nëse vërtetë u vodhën votat, u vodhën me sistem, me manipulim, si u vodhën, çfarë ndodhi apo vërtetë njerëzit duan komunizmin.
Lexoni gjithashtu:
Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill
Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton
Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen
Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit