Ylli Manjani: Jam kundër votës së emigrantëve, teknologjia “shpëton” zgjedhjet
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për Euronews Albania tha se identifikimi biometrik në zgjedhjet e ardhshme do të shmangë votimin në emër të emigrantëve, votimin familjar dhe votimin më shumë se sa një herë.
“Kjo do të ndaloj votimin në emër të emigrantëve të të vdekurve dhe e treta në emër të familjarëve. Kjo nuk do të lejohet dhe teknologjia bën ekzakt këtë gjë. Zgjedhësi do të lejohet të hyjë vetëm pasi të lexohet karta e identitetit. Kjo është e mrekullueshëm dhe duhet bërë një orë e më parë”, tha z. Manjani.
Ish-ministri i Drejtësisë gjithashtu tha se përveç identifikimit biometrik, synohet në të paktën 20% të qendrave të votimit, votimi dhe numërimi elektronik.
“20% duhet të bëhet votimi dhe numërimi elektronik. Herën e kaluar kjo dështojë dhe mirë që të mos dështojë këtë herë. Votuesi voton në ekran, vota printohet dhe më pas paloset dhe hidhet në kuti”, tha z. Manjani.
Ish-ministri u shpreh kundër votës së emigrantëve pasi sipas tij nuk ka kushte logjistike për të garantuar votën e tyre.
Për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, z. Manjani tha se kjo duhet ndaluar dhe njerëzit duhet të kuptojnë që “çelësi i shtëpisë që dorëzon kryeministri apo ndonjë zyrtar tjetër, ajo shtëpi nuk është nderuar me paratë e tyre (politikanëve). Është ndërtuar me paratë tonë, është kontribut publik”.
Ndërsa duke komentuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, z. Manjani theksoi se, në këto zgjedhje duhet ndryshuar i gjithë sistemi politik dhe jo vetëm emrat.
“E mira do të ishte që të japim disa mesazhe të forta. Shqipëria nuk duhet të lejojë kthimin në monizëm pasi sot praktikisht jemi në monizëm. Këto janë zgjedhje shumë të mëdha. I gjithë sistemi politik është i kalbur”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Kalimi i Naços me PS, Manjani: Ishte caktuar kandidat në Durrës, LSI e largoi
Rrezikohet identifikimi biometrik në zgjedhje, vetëm një kompani angleze në garë
Ambasadorja e SHBA-ve thirrje qytetarëve: Merrni kartat e reja të ID që të votoni për zgjedhje
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta