Yuri Kim: Besimi i SHBA-ve të Shqipëria nuk është lëkundur
Në aktivitetin e mbajtur në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se besimi i Shteteve të Bashkuara te Shqipëria nuk është lëkundur.
Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se SHBA-të ishin krenarë për Shqipërinë kur ra diktatura komuniste, si dhe për procesin e integrimit, me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit tek ju. Ishim krenarë kur ju mbështetëm kur ju këputët vagonjtë e diktaturës komuniste në vitin 1991, krenarë që mbështetëm aplikimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2009.
Krenarë të festojmë me ju teksa filluat zyrtarisht negociatat brenda familjes europiane. Shtetet e Bashkuara nuk janë lëkundur kurrë dhe nuk do të lëkundemi kurrë nga mbështetja e aspiratave të popullit shqiptar për sovranitet, demokraci, begati dhe drejtësi”, theksoi dipomatja.
Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm edhe ish-presidentë, ndër to edhe Ilir Meta.
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.
Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.
LEXONI GJITHASHTU
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë