Zaida Çobo padit drejtorin e policiës Ardi Veliu për cenim dinjiteti

3 Qershor 2020 | 12:04

Zaida Çobo, e ëma e të miturit që më 14 maj u dhunua nga policia për shkelje të kufizimit të lëvizjes, paditi të mërkurën drejtorin e policisë Ardi Veliu për cenim të dinjitetit.

Padia e ngritur në Gjykatën e Rrethit Tiranë kërkon që Veliu të dëmshpërblejë me 1 milion lekë familjen Çobo për deklaratat e bëra gjatë një raportimi në Kuvend.

Më 29 maj, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Veliu përdori një video ku Çobo shfaqej me pistoletë për ta denigruar atë si nënë dhe për të justifikuar veprimet e policisë ndaj të birit.

Deklaratat e Veliut sollën reagime të shumta pasi videoja në fjalë ishte marrë në shesh-gjirimin e një filmi ku Çobo kishte aktruar.

Opozita dënoi si të papërgjegjshëm raportimin e Veliut dhe kërkoi menjëherë shkarkimin.

Ky i fundit pretendoi më pas se fjalët e tij ishin nxjerrë nga konteksti.

 

Lexoni gjithashtu:

PD dënon heshtjen e qeverisë përballë sjelljes abuzive të drejtorit të policisë Ardi Veliu

Videoja e nënës së 15-vjeçarit, Ardi Veliu kritikohet për justifikim të dhunës ndaj të miturit

Pezullohet nga detyra një prej katër policëve që dhunuan një të mitur për kufizime të lëvizjes

Flet i mituri që u dhunua nga policia: Dhuna vazhdoi edhe në furgon dhe komisariat

4 policë dhunuan të miturin, Avokati i Popullit nis shqyrtimin e çështjes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026