Zakharova kundër evropianëve: Përdorën akuzat për helmimin e Navalny-t për të lënë në hije dosjen Epstein

18 Shkurt 2026 | 17:43

Rusia po kërkon që vendet evropiane të paraqesin prova specifike për akuzat e tyre për helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, me toksinë bretkosash. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u shpreh se kjo deklaratë ka ardhur për të lënë në hije dosjen e Epstein.

“Të gjitha akuzat kundër Rusisë ishin të llojit ‘shumë të mundshme’. Nuk kishte detaje specifike. Ishte thjesht një deklaratë që do të ishte ngjarja hapëse e Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe do të linte në hije dosjet e Epsteinit”, tha Zakharova në një konferencë për shtyp me gazetarët të mërkurën.

Britania, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda njoftuan të shtunën se analizat e mostrave nga trupi i Navalny-t konfirmuan praninë e epibatidinës, një toksinë që gjendet në bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut e cila nuk gjendet natyrshëm në Rusi. Sipas tyre, Moska kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për t’i administruar helmin Navalny.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026