Zbardhen emrat e kandidatëve për 2 vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

5 Janar 2021 | 11:36

Pas mbylljes së garës për dy vendeve vakante në KLP, shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë, nga të cilët 1 i Apelit dhe 4 nga prokuroritë e shkallëve të para.

Përmes një njoftimi për mediat, KLP bën me dije se kandidatët që kanë shfaqur interes për vendet vakante në KLP janë: Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

“Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve.

Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, bëhet me dije në njoftim.

Prej afro një viti KLP ka vazhduar garën me mungesën e dy anëtarëve.

Kandidatët garojnë për të zëvendësuar Besnik Canin dhe Arben Dollapajn, të shkarkuar nga Vettingu.

Që prej nisjes së punës, anëtarët prokurorë të KLP janë goditur nga procesi i Vettingut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026